Juventusi thuhet të jetë “i irrituar” pasi trajneri Maurizio Sarri refuzoi të ndërpres pirjen e duhanit teksa italiani synon rikthimin sa më shpejtë në bankinë.
Ish trajneri i Chelseas është diagnostikuar me pneumoni këtë muaj dhe ka munguar në dy ndeshjet e para të “Zonjës së Vjetër” në Serie A pas këshillave nga doktorët e klubit, transmeton portali arbresh.info.
Por, pas shenjave të përmirësimit të shëndetit të 60-vjeçarit, duket se Sarrit do t’i ipet drita e gjelbër për rikthim në drejtimin e Juves në ndeshjen e ardhshme kundër ish skuadrës së tij – Napolit.
Pas diagnostikimit, thuhet se Juventusi është i shqetësuar me shprehinë e Sarrit për të pirë cigare dhe do të preferonte që trajneri i tyre të ndalojë këtë teksa po merr trajtimin për infeksion.
Megjithatë, gazeta italiane Corriere della Sera ka publikuar një foto të trajnerit të Juventusit duke mbajtur një pako cigare derisa pozonte me tifozët jashtë shtëpisë së tij këtë javë duke sugjeruar se 60-vjeçari nuk e ka ndërmend të dëgjojë dëshirat e drejtorëve të tij./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...