Mesfushori kroat Mateo Kovacic thuhet se ka paraqitur një kërkesë zyrtare te Real Madridi për largim.
Radio spanjolle ‘Cadena COPE’ pretendon që mesfushori 24-vjeçar është duke u shqetësuar vazhdimisht për kohën e tij në fushë te ‘Los Blancos’ dhe është duke kërkuar për një zgjedhje të shpejtë rreth frustrimit të tij, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i Interit ka bërë 21 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar, por është shfrytëzuar në përgjithësi si një zëvendësues nga ish trajneri Zinedine Zidane.
Pasi Julen Lopetegui ka marr timonin në Real Madrid, Kovacic thuhet të jetë i pasigurt rreth statusit të tij në skuadrën e parë dhe reprezentuesit e lojtarit kanë kërkuar te drejtorët e klubit leje për largim.
Raportohet që Real Madridi nuk ka ndërmend të lejoj Kovacicin të largohet dhe nuk do të shikoj asnjë ofertë për reprezentuesin kroat.
Manchester City besohet se është i interesuar në nënshkrimin me mesfushorin./arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...