Mesfushori i Chelseat, Mason Mount është shprehur krenar që është i nominuar për çmimin e Topit të Artë.
Mount u emërua në listën e ngushtë me 30 lojtarë për çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me skuadrën angleze.
22-vjeçari sezonin e kaluar mori medaljen e fituesit të “Champions League” dhe ndihmoi Anglinë të arrinte në finale të “EURO 2020”.
“Të shohësh emrin tim krahas emrave që kam kërkuar gjatë gjithë jetës sime është çmenduri, veçanërisht Messi”, tha Mount për revistën GQ.
Mount ishte në “ballboy” kur Chelsea u përball me Lionel Messin dhe Barcelonën në “Stamford Bridge” në vitin 2012.
“Kur isha më i ri, isha djali që priste topa gjatë ndeshjes së Barcelonës dhe Chelseat në Stamford Bridge dhe ta shihja atë nga afër ishte e mahnitshme”, përfundoi mesfushori anglez./Arbresh.info
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...