Gjiganti katalunas ka njoftuar futbollisti argjentinas do të largohet nga klubi pas shtatë viteve e gjysmë.
Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona pas shtatë sezoneve e gjysmë në Camp Nou, ka konfirmuar klubi katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Argjentinës, Javier Mascherano pritet të vazhdoj karrierën e tij te klubi kinez Hebei Fortune, transferimi i tij cilit pritet të bëhet për 10 milionë funta para fillimit të sezonit 2018 në Super Ligë të Kinës.

33-vjeçarit i është garantuar një “përshëndetje institucionale” nga Barcelona të mërkurën nga presidenti Jose Maria Bartomeu dhe skuadra kryesore e klubit që do të jenë të pranishëm.
Mascherano ka bërë 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon derisa vazhdon qëndrimin prapa Gerard Piques, Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtitit për të marrë urdhra./arbresh.info/
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...