Arsenal nesër luan ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Parisit.
Takimi luhet në Londër dhe nis me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media së bashku me trajnerin Mikel Arteta, ka dal edhe sulmuesi anësor, Gabriell Martinelli.
Ai beson se kjo skuadër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe është i lumtur që është pjesë e këtyre momenteve me këtë skuadër.
“Unë gjithmonë kam thënë se jam shumë i lumtur këtu në Arsenal. Kjo është shtëpia ime. Më pëlqen të jem këtu. E dua këtë klub. Ky klub ka dhënë shumë për mua”.
“Ne tashmë kemi një ëndërr. Ne besojmë se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.
“Ky klub nuk e ka fituar asnjëherë këtë titull, por e meriton ta ketë një të tillë. Është një nga klubet më të mëdhënj në botë. Ne jemi shumë të lumtur që jemi të përfshirë në këto momente tek Arsenali”, tha Martinelli.
Për të ardhur në gjysmëfinale, Arsenali në çerekfinale eliminoi 15 herë kampionin e këtij kompeticioni Real Madridin, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet./Arbresh.info
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...