Tottenham Hotspurs do të tentojë transferimin e francezit të Manchester United, Anthony Martial.
Gjiganti londinez i ka ofruar mbështetje trajnerit të tyre, Maurico Pochettinos, me një buxhet prej 100 milionë euro për ta shpenzuar në transferime të reja.
Sipas “Daily Mail” zyrtarët e Tottenhamit këtë javë do të ulen me ata të United, për ta shfaqur ofertën e tyre për Martial.
22 vjeçari pati një sezon jo të mirë nën urdhërat e Jose Mourinhos, dhe pas transferimit të Alexis Sanchez nga Arsenali, ai humbi vendin e titullarit.
Dhe për këtë arsye ai humbi edhe vendin në kombëtaren francez, e cila nuk e grumbolloi për kampionatin botëror “Rusia 2018”, që do të fillojë më 15 qershor.
Martial sezonin e kaluar startoi vetëm në 26 ndeshje. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot