Shënjestra e Manchester United, Marquinhos ka zbuluar kënaqësinë e tij pas nënshkrimit të kontratës së re me gjigantin francez PSG.
23-vjeçari, i cili është kërkuar shumë për transferim në Old Trafford këtë verë, do të vazhdoj që bashku me Thiago Silvan qëndrimin në zemër të mbrojtjes të PSG-së pas vazhdimit të kontratës, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur për të vazhduar te PSG. Jam rikthyer te Parisi në një gjendje të mirë mendore”, tha mbrojtësi për ‘PSG TV’.
Ish ylli i Romas ishte subjekt i një oferte prej 60 milionë euro nga Manchester United derisa edhe Barcelona është thënë gjithashtu se ka kërkuar reprezentuesin brazilian.
“Më pëlqen jeta këtu dhe shokët e mi gjithashtu”, vazhdoi Marquinhos. “Jam i lumtur këtu. Tani jam i fokusuar në punë dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për klubin. Shpresoj që do të shpenzojmë shumë vite së bashku”./arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...