Mario Balotelli ka një arsye edhe më tepër të jetë i lumtur.
Futbollisti italian dhe i skuadrës së Nices është bërë baba për herë të dytë.
Mediat italiane raportojnë se “Super Mario” është prindër i një djali, të cilin e ka pagëzuar Lion.
Ky i fundi ka lindur në qytetin zviceran të Zyrichut, por ende nuk dihet se kush e ka sjell në jetë.

Dyshime janë hedhur mbi një vajzë italiane që jeton në Zvicër të quajtur, Clelia të cilën e ka njohur kur ishte me pushime në Sardenja.
“Lumturi”, ka shkruar futbollist në rrjetet sociale ndërsa kujtojmë se futbollisti tashmë është baba edhe i vajzës pesëvjeçare Pia.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër