Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka zbuluar se Marcus Rashford ka pësuar një lëndim në gju.
Rashford shkëlqeu në fitoren 2 me 0 të javës së kaluar ndaj Costa Ricas duke shënuar një gol nga një distancë prej 25 metra në pjesën e parë të miqësoren në Elland Road, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, sulmuesi i Manchester United duket të jetë në dyshime për ndeshjen e parë të Anglisë në Kampionatin Botëror kundër Tunizisë të hënën e ardhshme pasi ka pësuar një “goditje” gjatë një ndeshje ndërmjet anëtarëve të skuadrës në fillim të kësaj jave.
Anglia ka arritur sot (e martë) në Rusi dhe para arritjes së tyre, Southgate zbuloi që 20-vjeçari kishte një problem me gjurin e tij dhe aktualisht është duke u adresuar nga stafi mjekësor i Tre Luanëve.
Në rast se është i gatshëm, Rashford do të jetë në rolin startues javën e ardhshme në Volgograd, por Southgate nuk besohet se do të rrezikoj gjendjen e sulmuesit./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot