Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe deri më tani nuk ka arritur te objektivat që kishte.
Giallorosët fillimisht kërkonin belgun Toby Alderweireld, por transferimi i tij ishte i pamundur pasi Tottenhem kërkonte rreth 40 milionë euro për të.
Dejan Lovren e Daniele Rugani gjithashtu po kërkohen nga Roma, por që ende janë larg marrëveshjes përfundimtare.
Kësisoj kryeqytetasit italian kanë rikthyer sytë tek mbrojtësi argjentinas i Manchester United, Marcos Rojo.
Mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se Roma ka filluar tanimë kontaktet me United për qendërmbrojtësin argjentinas.
29-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Roma është gati ta transferoj reprezentuesin argjentinas, por vetëm nëse United lejon atë të largohet si huazim me të drejtë blerje nga Roma pas një vitit për 12 milionë euro.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...