Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford gjendet para një vendimi të madh rreth të ardhmes së tij në Old Trafford.
Sipas raporteve të fundit nga Anglia, “Djajtë e Kuq” dëshirojnë t’i ofrojnë një marrëveshje të re prej 150 milionë funta talentit të tyre të ri, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi prapa kësaj lëvizje nga United vjen si pasojë e interesimit të gjigantëve evropian si Real Madridi dhe Juventusi për shërbimet e tij.
Marrëveshja aktuale e Rashfordit përfundon brenda 18 muajve, ndonëse lojtari ka opsionin për të vazhduar tutje edhe për një vit në skuadër me kushtet aktuale.
Rashford ka shënuar katër gola brenda gjashtë ndeshjeve në detyrë të trajnerit Solskjaeri, përfshirë golin e fitores kundër Tottenhamit të dielën./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot