Marco Reus ka vazhduar kontratën me Dortmundin edhe për dy vite të tjera, deri Qershor 2019, duke shuar të gjithë zërat që qarkullonin për transferimin e tij tek top skuadrat evropiane.
“ Shpresojë për një të ardhme shumë të suksesshme për skuadrën tonë dhe tifozët fantastik që i kemi pas nesh,” tha Reus.
“ Marco Reus do të mund të kalonte tek secila top skuadër, por vendimi i sotëm tregon se zemra e tij rrah për qytetin e tij dhe skuadrën e qytetit të tij, “ tha Drejtori Sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.
Reus kaloi tek Borusia Dortmund në vitin 2012 nga Borussia Mönchengladbach, duke nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2017, dhe mund të ndërronte skuadër në fund të këtij sezoni për 25 milion euro. Mirëpo edhe përkundër interesimit të shumë skuadrave tjera, Reus vendosi që ti qëndroj besnik Dortmundit.
Aksioni në “Pallatin e Rinisë”, Prokuroria Speci...
1 vit nga 7 tetori, a e ka çrrënjosur Izraeli lëvizjen e Ham...
Vlora e gjunjëzuar pas përmbytjeve, qytetarët: Inspektorët e...
Kurti përmend kërkesat ndaj Serbisë në dialog, në mesin e ty...
Drejtori i policisë Rajonale të Gjilanit takon Komandantin e...
Kurti: Insistoj që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet