Liverpooli është i nxitur për të nënshkruar Marco Asension nga Real Madridi para se Juventusi të reagojë për të rrëmbyer shërbimet e tij.
E ardhmja e Asensios te gjiganti në Madrid është ende e paqartë, por Tuttomercatoweb pretendon se “Redsat” janë të gatshëm për të transferuar atë gjatë merkatos verore, transmeton portali arbresh.info.
Po ashtu, thuhet se klubet e tjera të mëdha si Interi dhe Bayern Munichu janë gjithashtu në garën për shërbimet e reprezentuesit të Spanjës.
Ka raporte gjithashtu se Real Madridi mund të shes Asension pasi mbeti jashtë skuadrës startuese për El Clasico gjatë të shtunës.
Marco Asensio nuk duket të jetë pjesë e planeve të trajnerit Santiago Solari, ndërkohë që ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në Bernabeu gjatë verës./arbresh.info/
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...
BE investon 5.2 milionë euro në shkollën e re në Prizren
Teksa vazhdon shkëlqimi i Aros tek Sassuolo – klubi publikon...
Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidarite...