Legjenda argjentinase Diego Maradona, ka folur për dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ylli i Juventus-it dhe Barcelonës cilësohen si dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, derisa gjithmonë ekziston debati se cili është më i miri, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Maradona beson se dy lojtarët duhet vazhdojnë të vlerësohen dhe është i sigurt se askush nuk do arrijë të bëjë sa kanë bërë dy yjet.

“Messi dhe Cristiano, Cristiano dhe Messi. Për mua, këta të dy janë larg të tjerëve”.
“Nuk e shoh askënd që i vlerëson ata. As edhe një person nuk do arrijë as gjysmën se çfarë bëjnë ata”, tha Maradona për France Football.
Mbetet të shihet nëse dyshja do përballen këtë të mërkurë, meqenëse portugezi vazhdon të rezulton pozitiv në analizat e Covid-19./arbresh.info
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot