Maqedonia pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si në ndeshjen e kaluar ndaj Lihtenshtajnit për përballjen e sotme kundër Uellsit, e cila do të luhet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45, njofton Telegrafi.
Trajneri Bllagoja Milevski nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin titular të ekipit të tij , në duelin e sotëm ndaj Uellsit, e që është ndeshaj e dytë në kualifikueset për Botërorin 2026.
Ndryshime mund të ketë vetëm në aspektin taktik, ku pritet që lojtarët e krahut, Ezgjan Alioski dhe Darko Çurlinov, të jenë më të angazhuar në fazën mbrojtëse, duke marrë parasysh që krahët janë arma më e fortë e Uellsit.
Nga lista e lojtarëve ka rënë përfundimisht Stefan Ashkovski, i cili nuk e përballoi as stërvitjen e djeshme dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin e sontëm. Nga futbollistët shqiptar edhe sot pritet të jenë kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Ezgjan Alioski.
Të dyja përfaqësueset vijnë në këtë duel me nga tri pikë të fituara në ndeshjet e para – Maqedonia e Veriut mposhti Lihtenshtajnin si mysafire, ndërsa Uellsi triumfoi ndaj Kazakistanit në shtëpi. /Telegrafi/
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...