Manuel Neuer është afër rikthimit të shumë pritur nga lëndimi pasi portieri i Bayern Munichut është parë në stërvitje sot (e premte).
Neuer nuk ka luajtur që nga muaji shtator për shkak të këmbës së thyer duke rrezikuar gjithashtu pozitën me numër 1 te Gjermania në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, portieri është parë duke bërë disa stërvitje normale në kampin stërvitor te Bayern Munichu ku ka vrapuar dhe ka dribluar topin në mes të koneve.
Ai ka bërë tri javë stërvitje për të përshpejtuar rikthimin e tij, por kjo ishte seanca e parë stërvitore së bashku me bashkëlojtarët e tij.
Ndeshja e fundit e Neuer ishte fitorja 4 me 0 në shtëpi ndaj Mainz më 16 shtator dhe që nga atëherë Sven Ulreich e ka zëvendësuar atë./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...