Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, po konsideron një kthim te Bayern Munich dhe jo një transferim te Borussia Dortmund.
Kroati 33-vjeçar nënshkroi një kontratë të re në prill me Juventusin, por koha e tij mund të kufizohet me ardhjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri.
Sipas versionit gjerman të Sky Sports, ka pasur bisedime me Bayern Munichun dhe Mandzukic dëshiron së pari të sigurohet se ai e lë Juventusin në kushte të mira.
Transferimi i Mandzukicit në Allianz Arena do të ishte një rikthim i tij te Bayerni pas kohës së tij të kaluar mes viteve 2012-14.
Kjo është gjithashtu arsyeja pse Mandzukic do të transferohej në Bundesliga vetëm për Bayernin, pavarësisht interesit nga Borussia Dortmund.
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët