Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet sot, ku pritet të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Kështu bëri të ditur shefi i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën.
Kurti deklaroi se pritet të ketë edhe një propozim nga ky subjekt për shef të shtetit.
“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti.
“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, theksoi ai.
“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. Ju e dini që Vetëvendosja është subjekt jo veçse i gjerë e i madh, por është më i madhi në Kosovën e pasluftës dhe besoj që nuk është vështirësia aty. Vështirësia do të jetë në hapat që na presin në vijim dhe uroj për një garë sa më demokratike, të hapur, dhe natyrisht sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë”, shtoi kreu i LVV-së
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...