Sulmuesi veteran i Juventusit, Mario Mandzukic është i lumtur me interesimin e shfaqur nga Manchester United.
Siç raporton Daily Mail, Mandzukic ka refuzuar një pagë madhështore prej 7 milionë funta në vit për të luajtur në Katar për shkak se nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për transferim në United, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United është duke pasur probleme për të arritur deri te gola dhe ka ri-hapur negociatat për të nënshkruar me veteranin kroat në merkaton e muajit janar.
Mandzukic dukej i destinuar për kalim në Old Trafford gjatë verës së bashku me bashkëlojtarin e tij Paulo Dybalan, por një lëvizje e tillë dështoi kur argjentinasi refuzoi transferimin në Premierë Ligë.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit nuk ka nënshkruar deri tani me ndonjë zëvendësues të Romelu Lukakut, i cili e ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin në Inter./arbresh.info/
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...