Futbollisti i Romës, Gianluca Mancini thotë se është i kënaqur me barazimin ndaj Napolit.
‘Romakët’ dhe ‘Napolitanët’ të dielën mbrëma luajtën baras 1-1, në një nga sfidat kryesore të fundjavës që lamë pas në Serie A.
Roma krejt në finish të ndeshjes me golin e Angelino-s ia doli që të sigurojë një pikë në duel me Napolin.
Mancini mendon se humbja do të ishte padrejtë në përballje me skuadrën e Antonio Contës.
“Grupi është i bashkuar, në momentet e vështira kemi qëndruar të gjithë së bashku, dhe kjo është diçka e bukur”, ka thënë ai.
“Bëmë një ndeshje të mirë, me shumë raste. Humbja do të ishte e padrejtë. Më vjen mirë për golin që shënoi Angelino”, ka pohuar ai./RTK
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...