Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle.
Gjiganti i Premierligës Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i ofrojë 85 milionë euro për mbrojtësin Varane.
Përfaqësuesi i Francës është shumë i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, por nuk është shënuar ndonjë përparim në bisedimet e tij me klubin për vazhdimin e marrëveshjes.
Raportohet se Madridi është i hapur për ta shitur francezin.
Marrëveshja e tij me klubin mbaron në verën e vitit të ardhshëm.
Prandaj, Unitedi është duke e vëzhguar situatën e Varane dhe është i gatshëm t’i paguajë deri në 85 milionë euro. /Gazeta Express/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...