Manchester United-i është i interesuar për qendërmbrojtësin e RB Leipzig-ut, Dayot Upamecano.
Gjermani ka shkëlqyer në edicionet e kaluara, ndërsa më së shumti në sezonin e fundit ku shkëlqeu në Ligën e Kampionëve, duke i ndihmuar skuadrës të kualifikohet në gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.
Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Bayern Munich janë ndër skuadrat e interesuar për francezin, i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023.

Sipas ESPN, Upamecano është prioritet për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.
Gjithashtu thuhet se klauzola e 21-vjeçarit është 45 milionë euro, vlerë të cilën “Djajtë e Kuq” janë të hapur ta paguajnë.
Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim./arbresh.info.
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër
Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph
Vashat e Kosovës triumfojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...