Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola renditet i dyti në Premier League për sezonin 2025-26, pesë pikë pas liderit Arsenal të trajnerit Mikel Arteta, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Këtë të mërkurë, City pret në “Etihad” skuadrën e Nottingham Forest, ndërsa Arsenali udhëton për t’u përballur me Brighton & Hove Albion.
Në konferencën për shtyp, Guardiola foli për gjendjen e yllit norvegjez Erling Haaland, i cili mungoi fundjavën ndaj Leeds për shkak dëmtimi.
“Haaland është shumë më mirë, por të hënën nuk u stërvitëm dhe do të vendosim sot”, deklaroi Pep, duke sqaruar se sulmuesi pësoi një goditje në stërvitjen e së enjtes së kaluar dhe nuk bëhet fjalë për problem në gju.
Guardiola u pyet edhe për rëndësinë gjithnjë e më të madhe të golave nga goditjet standarde në Premier League. Arsenali barazoi të dielën rekordin e golave të shënuar nga situata të tilla brenda një sezoni (16).
Trajneri i Cityt pranoi se “goditjet standarde janë pjesë e lojës” dhe se të gjitha ekipet duhet të përshtaten. Ai tha se në disa aspekte pajtohet me deklaratat e trajnerit të Liverpool, Arne Slot, i cili kishte theksuar se kjo prirje po e bën kampionatin “më pak të këndshëm për t’u parë”.
“Si trajnerë duhet të përshtatemi me futbollin nga ndërprerjet”, shtoi Guardiola./Arbresh.info
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi