Manchester United ka shënuar fitoren e radhës në Premier League ndaj Lutonit me rezultat 2-1.
Hojlund ishte heroi i “djajve të kuq” që realizoi dy gola, shkruan Arbresh.info.
Golin e parë danezi e shënoi pas 35 sekondave lojë.
Ndërsa në minutën e shtatë, Hojlund dyfishoi epërsinë.
Por nuk vonoi shumë dhe Lutoni u rikthye në lojë kur në minutën e 14-të, Morris shënoi për 2-1.
Përkundër mundësive, gola më nuk pati.
Manchesteri me këtë fitore afrohet edhe më shumë në pozitat që të dërgojnë në Evropë.
Aktualisht ‘djajtë’ janë në pozitën e gjashtë me 44 pikë, tri më pak se vendi i pestë Tottenhami dhe pesë më pak se vendi i katërt Aston Villa./Arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës