Wolves ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Manchester United me rezultat 2-0, e vlefshme për xhiron e 18-të në Premier League.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, shkruan Arbresh.info.
Teksa dy minuta pas nisjes së etapës së dytë, Bruno Fernandes u ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga takimi.
Ky largim i kapitenit ia vështirësoi punën Man United, i cili pas 11 minuta pësoi gol.
Cunha shënoi një gol të jashtëzakonshëm, direkt nga korneri për të dërguar në epërsi skuadrën e tij.
Ndërkohë vulën e fitores së “Ujqërve” e dha Hwang Hee-Chan në minutën e nëntë shtesë.
Me këtë fitore, Wolves ngritët në pozitën e 17-të me 15 pikë, teksa United bie në vendin e 14-të, me 22 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua