Manchester Untied është përgatitur të ofrojë sulmuesin Anthony Martial dhe mesfushorin Jesse Lingard te Tottenham në shkëmbim për Harry Kane.
Kane thuhet se ka kërkuar largimin nga Spurs, ngase nuk është i interesuar të vazhdojë aventurën te një klub që ende s’ka fituar trofe, transmeton lajmi.net.
“Djajtë e Kuq” janë një ndër tri klubet angleze që e duan Kane, bashkë me Manchester Cityn dhe Chelsean.
Sipas Football Insider, United është i gatshëm të ofrojë dy lojtarë në shkëmbim për shërbimet e anglezit.
Martial dhe Lingard do t’iu ofrohen klubit londinez.
Sidoqoftë, presidenti Daniel Levy kërkon rreth 150 milionë euro për Kane dhe nuk preferon ta lejojë t’i bashkohet ndonjë rivali anglez.
Barcelona gjithashtu thuhet se ka interesim për sulmuesin, që këtë edicion ka realizuar 22 gola.
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...