Manchester United nuk do t’i ofrojë kontratë të re Jose Mourinhos.
Bordi i gjigantit anglez nuk dëshiron të bëjë gabimin sikurse me David Moyes, në të kaluarën ku i kishin ofruar kontratë gjashtë vjeçare, por që e shkarkuan pas dhjetë muajve.
Forma e dobët në javët e fundit të skuadrës ka bërë që të mendohen dy herë për kontratën e dytë.
E përditshmja britanike “Mirror” bën me dije se eliminimi nga Caracao Cup, humbja në derbin e Manchesterit dhe zhgënjimet e fundit në Premier League kanë bërë që drejtuesit e United të mbajnë peng kontratën e re të trajnerit portugez.
Ky i fundit ka kërkuar rinovimin e saj dhe një pagë dy herë më të lartë se ajo ekzistuese, por tashmë situata nuk është më në favor të Mourinho.
Gara për titullin kampion në Premier League duket e humbur për United, me City që marshon me një ritëm shumë më të lartë se rivalët.
Trajneri 54-vjeçar kërkoi një muaj më parë që nga kontrata e re të përfitojë 12 milionë stërlina, por tashmë kjo kërkesë mund të konsiderohet e tepërt.
Sezonin e kaluar, Mourinho dhe United triumfuan në Europa League, në Kupën e Ligës dhe Community Shield, por këtë sezon nuk kanë fituar ende asgjë. /arbresh.info/
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...
Përveç zgjedhjes së Dolces, “Vëllai i Madh” ia lë në dorë pu...