Manchester United mposhtë me rezultat bindës Brighton-in, i afrohet top katër

23:10 | 30 Qershor 2020

Manchester United ka arkëtuar tri pikë në udhëtim te Brighton-i, skuadër të cilën e mposhti me rezultat bindës 0 – 3.

“Djajtë e Kuq” dominuan nga minutat e parë dhe me plotë meritë e fituan ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.

Mason Greenwood në minutën e 16-të pas një pasimi të Wan-Bissaka shënojë super gol për të kaluar mysafirët në epërsi, ndërsa rezultatin e dyfishojë Bruno Fernandes pas një asistimi të bukur nga Paul Pogba në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Fernandes që shënoi super gol me vollej, pas një asistimi të mrekullueshëm nga Greenwood, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitore, United mbetet në pozitën e pestë me 52 pikë, tri me pak se Leicester City që mban pozitën e tretë, kurse Brighton renditët në vendin e 15-të me 33 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara