FA Cup rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të raundit të katërt.
Skuadrat si Chelsea, Leicester e Everton do të zhvillojnë ndeshje sot, por përballja kryesore do t’i takojë derbit më të madh anglez mes dy gjigantëve, Manchester United dhe Liverpool, përcjell KosovaPress.
Javën e kaluar “djajtë e kuq”, ishin mysafirë të kampionëve aktual të Premier Ligës, ku ndeshja përfundoi barazim pa gola.
Liverpool do të shikojë që me doemos të regjistrojë fitore, pasi që do të ishte e para në katër ndeshjet e fundit. Kjo pas një forme jo të mirë që është duke kaluar skuadra e Jurgen Klopp, në krahasim me Manchester United, të cilët janë duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion 2020/21.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e të gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen sot në kuadër të FA Cup.
13:00 Chelsea – Luton (Stadiumi Stamford Bridge)
15:30 Brentford – Leicester (Stadiumi Brentford Community)
15:30 Fulham – Burnley (Stadiumi Craven Cottage)
18:00 Manchester United – Liverpool (Stadiumi Old Trafford)
21:00 Everton – Sheffield United (Stadiumi Goodison Park)
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...