Manchester United është duke shfaqur interesim për mesfushorin gjerman të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.
Talenti amerikan ka mahnitur me talentin e tij të shfaqur në futbollin gjerman dhe tashmë gjigantët evropian kanë filluar të interesohen për të.
Sipas gazetës gjermane Bild, Unitedi do të kërkojë të mposhtë Liverpoolin në garën për nënshkrimin e Pulisicit këtë verë.
Dyshja e gjigantëve të Ligës Premier do të bashkohet në garë me gjermanët e Bayern Munichut për të nënshkruar me 19-vjeçarin.
Pulisic mund të luajë në qendër dhe krahët e sulmit dhe ka deklaruar gjithmonë qëllimin e tij për të shkuar në Angli në një moment në karrierën e tij. /arbresh.info/
“Një figurë që u bën ballë shtrëngatave”, Murat Jashari – ka...
MPJD: Mbi 960 kosovarë në Lindje të Mesme, të gjithë në gjen...
Takimi Kurti-Peleshi, theksohet rëndësia e unitetit ndërmjet...
Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese –...
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku: Nuk kemi emër për kandidat...
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...