Manchester United nuk është i lumtur me përformancat e David de Gea, andaj janë duke u interesuar për portierin e Ajax-it, Andre Onana.
Spanjolli gjatë këtij sezoni ka bërë disa gabime trashanike në portë dhe kjo ka bërë që ta humbasë besimin e “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave angleze, Andre Onana është në ‘radarin’ e United dhe thuhet se gjiganti anglez është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro.

Chelsea, Tottenham dhe Barcelona, gjithashtu kanë interesim për 24-vjeçarin, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Si zëvendësuesi i De Gea-s, mund të jetë edhe Dean Henderson, i cili momentalisht është huazim te Sheffield United dhe gjatë këtij sezoni ka arritur ta mbajë portën e paprekur për 10 herë./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër