Manchester United-i është duke negociuar me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele në formë huazimi.
Klubi katalunas është i hapur për ta lejuar lojtarin të largohet në formë huazimi duke përfshirë opsionin e blerjes, derisa “Djajtë e Kuq” do paguajnë pagat e plota të francezit, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se preferenca e lojtarit është qëndrimi në Spanjë dhe nuk është i hapur për largimin.

Dembele nuk ishte pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga nëntori shkaku i lëndimeve të shpeshta afatgjatë.
Gjiganti anglez është duke provuar ta realizojë këtë transferim, mirëpo nuk dihet nëse Dembele do pranojë t’i bashkohet skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer./arbresh.info.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...