Manchester United ka kthyer interesimin kah mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez.
Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes është duke kërkuar skuadër të re për mesfushorin dhe është fokusuar në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Mendes ia ka ofruar kolumbianin Everton-it, Tottenham-it dhe Arsenal-it.
Mirëpo, sipas AS edhe “Djajtë e Kuq” janë të interesuar.

Real-i vazhdon me interesimin e yllit të United, Paul Pogba, andaj gjiganti anglez është duke kërkuar nga “Mbretërit” që edhe James të jetë në marrëveshjen që do bëjnë për francezin.
Mirëpo, Everton mbesin favorit sepse James preferon ribashkimin me Carlo Ancelotti-n, me të cilin ka punuar te Real-i dhe Bayern Munich./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër