Manchester United është duke menduar ta përforcojë repartin defensivë për këtë edicion.
Djajtë e Kuq kanë pasur formë të luhatshme në këtë fillim sezoni dhe trajneri Erik Ten Hag dëshiron ta përforcojnë mbrojtjen.
Dëshira kryesore e Djajve të Kuq është qendërmbrojtësi i Bayernit, Matthijs de Ligt.
Ten Hag ka punuar me De Ligtin sa ishin dyshja pjesë e Ajaxit dhe dëshiron të ribashkohen në ‘Old Traford’.
Qendërmbrojtësi holandez nuk po luan shumë te Bayerni këtë edicion me trajnerin Thomas Tuchel që para tij preferon dyshen Kim-Upamecano.
Kësisoj largimi i tij nga Allianz Arena duket mëse i mundshëm, por United duhet të shpenzojë rreth 70 milionë euro aq sa vlerësohet De Ligt nga Bayerni.
Kujtojmë që në garë për qendërmbrojtësin holandez është edhe gjiganti katalunas Barcelona. /Telegrafi/
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...