Christian Eriksen ka mbetur një futbollist i lirë dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Mesfushori danez nga janari luajti për Brentfordin në Ligën Premier ku kishte një kontratë gjashtë mujore.
Në 11 paraqitje danezi shkëlqeu duke shënuar një gol e duke asistuar në katër të tjerë.
30-vjeçari ka shumë oferta para vetës pasi klube tëndryshme si në Angli ashtu edhe në shtetet tjera janë duke kërkuar transferimin e tij.
Mirror së fundmi ka raportuar se edhe Manchester United i është bashkuar garës për transferimin e danezit.
Eriksen kërkohet gjithashtu nga Tottenham Hotspur, Everton, Aston Villa dhe Newcastle United.
Për danezin një opsion interesant mbetet edhe Ajaxi që po kërkon rikthimin e tij në Amsterdam. /arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...