Alphonso Davies është një nga objektivat e ëndrrave të Manchester United për afatin kalimtar të verës, shkruan Florian Plettenberg i Sky Sports.
Davies është ndjekur nga Real Madrid për gati dy vjet, gjë që shpjegon pse lojtari ka hezituar të vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munich.
Man United është duke e kërkuar Daviesin dhe tashmë ka folur me lojtarin duke u përpjekur ta bindë atë.
Djajtë e Kuq bënë të njëjtën gjë për të siguruar Leny Yoro i cili ishte i destinuar për Real Madridin verën e kaluar.
Vendimi përfundimtar në fund varet nga Davies dhe çfarë ai dëshiron për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...