Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka dërguar një skaut të klubit që ta shohë nga afër yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.
Manchester United do të tentojë të përforcohet edhe më shumë pas afatit të janari ku solli Bruno Fernandesin dhe Odion Ighalon.
Dyshja kanë treguar formë në ndeshjet e fundit me Fernandes që ka shënuar tre gola dhe asistoi një tjetër, ndërsa Ighalo shënoi për herë të parë ndaj Brugge.
Sipas Daily Mail, Solskjaer e ka identifikuar lojtarin e krahut të djathtë Federico Chiesa, si objektiv për afatin kalimtar veror.
22-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 25 paraqitje deri më tani këtë sezon.
Chiesa shënoi katër herë në pesë ndeshje në fillim të këtij viti dhe Solskjaer e dërgoi Simon Wells – një skaut i besueshëm i tij – të shoh nga afër performancën e italianit kundër Milanit fundjavën e kaluar.
Thuhet se United po peshon tani për një ofertë në verë që do t’i kushtojë klubit rreth 70 milionë euro.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës