Manchester Unitedi e ka deklasuar Liverpoolin në miqësoren që u zhvillua në Bangkok të Tailandës të martën, duke e fituar me rezultat 4-0.
Pjesa e parë ishte e furishme për Djajtë e Kuq, që arritën të shënonin tri herë,
Ndeshjen e hapi Jadon Sancho që shënoi në minutën e 13-të, i cili nga një top i kthyer shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe Fred në minutën e 30-të shënoi një super gol me një parabolë ndaj Alisson për 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Anthony Marital që shënoi në minutën e 33-të për 3-0.
Krejt në fundin e pjesë së dytë, në minutën e 76-të, ishte radha e Facundo Pellistri që shënoi për Unitedin për 4-0.
Ky takim u shërbeu të dy trajnerëve që të inkuadrojnë në lojë shumicën e lojtarëve të ftuar, pasi Manchester United dhe Liverpool, janë në turneun e tyre të zakonshëm para-sezonal ku do t’i luajnë edhe disa miqësore.
Tek Man Unitedi debutoi trajneri Erik ten Hag, një debutim fantastik për të, me një fitore të madhe ndaj një rivali si Liverpool.
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania