Manchester United ka përmbushur kushtet e klauzolës së lirimit prej £62.5 milionë funtesh në kontratën e sulmuesit brazilian Matheus Cunha me Wolverhampton Wanderers.
Sipas gazetarit të besueshëm David Ornstein, Wolves i ka dhënë tashmë leje Unitedit për të vazhduar me hapat e ardhshëm të transferimit, duke përfshirë kryerjen e testeve mjekësore dhe arritjen e marrëveshjes personale me lojtarin.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Cunha do të bëhet përforcimi i parë madhor i “Djajve të Kuq” në këtë merkato vere, duke shtuar thellësi dhe cilësi në repartin ofensiv të ekipit të Ruben Amorim.
Cunha këtë sezon ka qenë fantastik tek Wolvesi ku ka realizuar 17 gola dhe gjashtë asistime në 36 ndeshje të luajtura.
26-vjeçar u bë pjesë e Wolvesit nga gjysma e sezonit 2022/23 kur u transferua nga Atletico Madridi./Arbresh.info
? Manchester United have now met terms of £62.5m release clause in Matheus Cunha contract at Wolverhampton Wanderers – so #WWFC have given #MUFC permission to conclude deal with 26yo Brazil int’l forward, conduct medical & complete transfer @TheAthleticFC https://t.co/LduUGuwZ4O
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 27, 2025
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...