Manchester United afër marrëveshjes për Federico Chiesa-n

15:04 | 9 Qershor 2020

Manchester United është shumë afër për të arritur marrëveshje për të transferuar yllin e Fiorentina-s, Federico Chiesa.

22-vjeçari ka impresionuar të gjithë këtë sezon duke shënuar shtatë gola dhe dhënë pesë asistime në 26 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Express, “Djajtë e Kuq” janë shumë afër për të transferuar Chiesa-n për 53 milionë euro.

Juventus dhe Inter gjithashtu janë të interesuara për italianin, por klubi anglez ka avantazhin.

United e sheh Chiesa-n si alternativë e Jadon Sancho-s, transferimi i të cilit shihet si i pamundshëm për këtë verë./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara