Manchester City triumfon ndaj Bournemouth-it

20:54 | 15 Korrik 2020

Manchester City ka arkëtuar tri pikë të reja në shtëpi ndaj Bournemouth, të cilën e mposhti me rezultat 2 – 1.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi ndeshjen nga minutat e para dhe me plotë meritë arkëtuan pikët, transmeton portali arbresh.info.

David Silva në minutën e gjashtë me super gol nga gjuajtja e lirë, kaloi vendasit në epërsi.

Silva që shënoi golin e parë, ishte asistues te i dyti, duke ia pasuar topin Gabriel Jesus, i cili driblojë dy lojtarë dhe realizojë gol të bukur në minutën e 39-të.

Gjatë 45-minutëshit të dytë, dy skuadrat provuan, derisa mysafirët ngushtuan epërsinë në minutën e 88-të, fal Brooks, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas kësaj fitore, City mban pozitën e dytë me 75 pikë, derisa Bournemouth renditët në pozitën e 18-të me 31 pikë të tubuara./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara