Manchester United dhe rivali lokal, City, janë duke garuar për të fituar shërbimet e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul Niguez.
Mesfushori ka nxitur spekulimet pasi njoftoi se të mërkurën do zbuloi cila është skuadra e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje, e cila mund të vlejë rreth 70 milionë euro.

Mirëpo, ka raportime që edhe Pep Guardiola ka interesim për 25-vjeçarin, por nuk dihet nëse ka ndonjë ofertë.
Niguez ka bërë mbi 300 paraqitje për “Los Rijoblancos” dhe ishte pjesë e skuadrës që arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku u mposhtën nga rivali lokal, Real Madrid.
Klauzola e spanjollit është 130 milionë euro, por është përgjysmuar shkaku i koronavirusit./arbresh.info.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...