UEFA është duke monitoruar planet e Manchester Cityt për të investuar në skuadrën spanjolle Girona e shqetësuar rreth një konflikti të mundshëm interesi rreth marrëveshjes.
Skuadra e Pep Guardiolas është përballur me skuadrën e re të inkuadruar në La Liga të martën në Kataloni si pjesë e marrëveshjes përmes së cilës Girona do të bëhet klubi i fundit që i bashkohet ‘City Football Group’, transmeton portali arbresh.info.
Madhësia e aksioneve të Cityt në Girona vazhdon të mbetet ende e paqartë megjithëse mësohet që ‘Media Base Sports’, agjencia me pronar Peren – vëllain e Guardiolas, është një tjetër aksionar i madh.
Megjithatë, marrëveshja është në rrezik për të shkelur rregullat nga UEFA që i ndalojnë klubet me pronarë të njëjtë të luajnë në kompeticioneve evropian, madje edhe nëse njëra prej tyre është në Ligë të Kampionëve dhe Evropa Ligë.
Nëse City dhe Girona arrijnë të dyja të kualifikohen sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve, klubi që përfundon më poshtë me pikë në Premierë Ligë apo La Liga do të detyrohet të largohet sipas artikullit të pestë në rregullat e kompeticionit.
City tashmë i ka dërguar katër lojtarë – Douglas Luiz, Aleix Garcia, Pablo Maffeo dhe Marlos Morena, në formë huazimi për sezonin e ri te Girona./arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...