Manchester City është pranë një eliminimi të papritur nga Champions League, pasi pjesa e parë e ndeshjes ndaj Club Brugge në “Etihad” është mbyllur me epërsinë e skuadrës belge.
Ky rezultat e vendos ekipin e Pep Guardiola në një pozitë të vështirë, pasi aktualisht ndodhet në vendin e njëzet e gjashtë në renditje me vetëm tetë pikë, duke e lënë jashtë zonës së “playoff” për fazën e 1/16.
Sipas formatit të ri të Champions League, tetë skuadrat më të mira kualifikohen direkt në fazën tjetër, ndërsa ekipet nga vendi i nëntë deri në të njëzet e katërt duhet të luajnë në “playoff” për një vend në 1/16 e finales.
Me vetëm Liverpool dhe Barcelona që kanë siguruar deri tani kalimin në raundin tjetër, Manchester City duhet të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë për të mbajtur gjallë shpresat e vazhdimit në Champions League./rtk
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...