Manchester City është konfirmuar si kampion i Ligës Premier për të dytën herë me radhë, duke e mposhtur Aston Villën me përmbysje 3-2.
Pas 37-të lojë në Etihad Stadium, Villa kaloi në epërsi me anë të Cash, që u asistua prej Lucas Dignes.
Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesë me këtë rezultat, derisa në të dytën ishin një tjetër skenar.
Për 2-0 u përkujdes Philippe Coutinho, që realizoi në minutën e 69-të, me një asist të Watkins.
Por, City filloi përmbysjen fillimisht me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 76-të, me Raheem Sterling që ishte asistuesi,
Pas vetëm dy minutash, Rodri realizoi një super gol nga distanca, duke i barazuar shifrat në 2-2.
Për të çuar të gjithë tifozët e Cityt në këmbë u përkujdes, Gudogan (81’) që ishte goli i tij i dytë në këtë takim, me asistimin e Kevin de Bruynes.
Këtë edicionin, Manchester City e mbyll si lider 93 pikë, një më shumë se Liverpooli, e që ishte padyshim një sezon i çmendur.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit