Manchester City ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0.
Ndeshja nuk nisi aspak mirë për Napolin ku pas 21 minutave mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Di Lorenzo, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll pa gola. Derisa goli i parë erdhi në minutën e 56-të, me anë të Erling Haalandit pas një asistimi nga Phil Foden.
Nëntë minuta më vonë, Doku shënoi për 2-0 për ta vulosur fitoren e Man Cityt. Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe ‘qytetarët’ arkëtuan tre pikë të para në Ligë të Kampionëve.
Ndeshjen e dytë City e luan ndaj Monacos në udhëtim, kurse Napoli përballet me PSV./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë