Klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester City pritet të bëjnë ofertë për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe .
Gazetari i The Telegraph, Luke Edwards ka folur për të ardhmen e sulmuesit francez, Mbappe, i cili ka qenë i lidhur me një transferim te Real Madridi.
Sipas tij, dy klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe City mund të tentojnë transferimin e tij në Ligën Premier, nëse u jepet mundësia.
“Mendoj se Mbappe e ka zemrën të vendosur për këtë lëvizje në Real Madrid, por mendoj se mund të ketë pak aksion në janar”, ka thënë fillimisht Edwards për BBC Sport.
“Klubet e Ligës Premier kanë para. Nëse Manchester City do të vendoste të bënte një lëvizje për Mbappe dhe do të merrte inkurajim nga kampi i Mbappe, unë mund të shihja Manchester Cityn duke shkuar për të”.
“Ka pasur gjithashtu thashetheme të paqarta për interesimin e Liverpoolit. Kanë qenë disa kontakte mes klubeve nëpërmjet ndërmjetësve në të kaluarën”.
“Unë mendoj se mund të ketë pak aksion në janar. Nuk e di se ku do të shkonte më mirë”.
“Po, klube si Man City dhe Liverpool, ndoshta do të tentojnë për të në janar. Nuk mendoj se është përtej mundësive për të rrëmbyer atë marrëveshje, por të gjitha tabelat tregojnë se ai shkon në Real Madrid”, përfundoi gazetari anglez. /Telegrafi/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...