Nemanja Matic ka pranuar që Manchester United u mposhtë nga një skuadër më e mirë dhe e meritoi të eliminohet në Ligë të Kampionëve nga Sevilla.
Skuadra e Jose Mourinhos shfaqi një performancë aspak të mirë në Old Trafford ku u mposhtën me rezultat 2 me 1 në shtëpi pas ndeshjes pa gola 0 me 0 në takimin e parë në Sevilla, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori serb ka reaguar shpejtë duke uruar skuadrën nën udhëheqjen e Vincenzo Montellas për kualifikimin në çerekfinale duke shtuar që United duke të rikthehet për takimin e së shtunës kundër Brightonit në ‘FA Cup’.
“Ne nuk jemi të lumtur sepse ne jemi jashtë Ligës së Kampionëve, por ky është futbolli”, ka thënë Matic pas ndeshjes. “Ne duhet ta pranojmë këtë dhe të fokusohemi për ndeshjen e ardhshme, e cila është shumë e rëndësishme gjithashtu për ne, në FA Cup”
“Ne duhet të fokusohemi gjithashtu për ligë, por ne duhet të urojmë skuadrën e Sevillas. Ata luajtën shumë mirë dhe e merituan të vazhdojnë tutje”
Matic luajti plotë 90 minuta mbrëmjen e kaluar kundër Sevllas./arbresh.info/
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...