Marc Guehi është një nga mbrojtësit qendror më të mirë në Angli, por njëkohësisht edhe më i kërkuari.
Qendërmbrojtësi anglez së fundmi është në qendër të vëmendjes për shkrimet që ka vendosur në shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit.
Por emri i tij në gazetat britanike po lidhet edhe me të ardhmen e tij, pasi po kërkohet nga top klubet e Ligës Premier.
Pas Liverpool, Chelsea e Newcastle United, edhe Manchester United janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Megjithatë Djajtë e Kuq nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për transferimin e tij.
Sigurisht që në Angli ky çmim po konsiderohet si qesharak, pasi në verë Crystal Palace kishte refuzuar 70 milionë euro për kapitenin e tyre.
Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se skuadra londineze Crystal Palace nuk do ta lejoj largimin e kapitenit të tyre pa u paguar shuma e 80 milionë eurove.
Gjithsesi United pritet të nisë ofertat në drejtim të skuadrës londineze nga 40 milionë euro dhe sigurisht që ofertat e ardhshme do të rriten ndjeshëm. /Telegrafi/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...