Jose Mourinho raportohet se shpreson ende në transferimin e mesfushorit të Monacos, Fabinho, te Manchester United edhe pas nënshkrimit me Memanja Maticin.
“Djajtë e Kuq” pritet të konfirmojnë arritjen e Maticit nga Chelsea gjatë dy javëve të ardhshme pas arritjes së marrëveshjes me rivalin në Premierë Ligë – Chelsean, transmeton portali arbresh.info.
Mendohej që Manchester United mund t’i jap fund interesimit të tyre në Fabinhon, por ‘The Independent‘ raporton që Mourinho është duke kërkuar për të përmirësuar tutje mesfushën dhe vazhdon të jetë në ndjekje të reprezentuesit brazilian.
Fabinho së fundmi ka pranuar se “është shumë i kënaqur” me interesimin e Mourinhos, i cili ka shpenzuar kohë nën udhëheqjen e tij gjatë qëndrimit te Real Madridi./arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...